Kamionët e kromit shkatërrojnë rrugën e Martaneshit! Kreu i njësisë vendore: Kompanitë kontraktore abuzojnë me fondet

Afro 70 mijë ton krom prodhohen çdo vit në zonën e Marnateshit në verilindje të vendit.Përmes kësaj rruge kalojnë çdo dite mjetet e tonazhit të rëndë të kompanive minerare.

Bëhet fjalë për aksin Qafe Bualli - Krastë, me gjatësi 16.7 km që ka degraduar plotësisht. Asnjë investim nuk ka njohur kjo zonë prej vitesh edhe pse në ligj është sanksionuar "25 për qind e të ardhurave nga renta minerare i kalon pushtetit lokal".

“Gjendja shihet, është katastrofë ke frikë të kalosh. Më të rënë ndonjë rast , ndonjë gjë, ndonjë urgjencë është shumë problem.  Jemi zonë ka pasuri pa fund, siç është pasuria e minierave që kalojnë me tonelata krom këtu dhe nuk po vihet dorë në këtë rrugë. I lutemi shtetit të vihet dorë në zonën e Martaneshit, është një zonë ku paguhen taksat dhe nuk po dihet se ku shkojnë”, tha një banor.

Rruga është kthyer në shqetësim kryesor për 2500  banorët e Martaneshit si dhe për mjetet e transportit që dërgojnë punëtorët në miniera. 

“Rruga më keq nuk bëhet më”, thotë një shofer. 

"Ka qenë më mirë para viteve 90.  Askush nuk interesohet, nuk ka ardhur për ta parë. Vijnë mbulojnë ca gropa për fushatë dhe ikin. Është shteti ka marrë nga ne nga 2 mln dollarë të ardhura nga renta minerare e  tatim fitimit vetëm për minierat” shprehte një banor tjetër

Kryetari i Njësisë administrative të Martaneshit në një komunikim elektronik me Report Tv tha se përkeqësimi i gjendjes së rrugës ka ardhur nga mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë kromin.

"ARRSH ka kontraktuar disa kompani për mirëmbajtjen e rrugës me fond limit 23 milionë lekë për 24 muaj, por performanca e tyre ka qenë e dobët", shprehet Arjan Haslika.

Me nisjen e reshjeve të borës, rruga malore e Martaneshit bëhet më e rrezikshme, ndaj banorët i bëjnë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar për ndërhyrje të menjëhershme. 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja