Kamioni me 119 kg kokainë në arkat me banane doli i pastër në skanerin e Durrësit, arrestohen agjenti i AKU-së në Durrës dhe doganieri në Port! 9 të tjerë të shoqëruar

Kamioni me 119 kg kokainë në arkat me banane doli i pastër në skanerin e Durrësit, arrestohen agjenti i AKU-së në Durrës dhe doganieri në Port! 9 të tjerë të shoqëruar

Skanimi i kamionit në Durrës

TIRANË- Kamioni me 119 kg kokainë në arkat me banane doli i pastër në skanerin e Durrësit dhe kjo ka bërë që dy punonjës të portit, njëri agjent i AKU-së dhe tjetri doganier të arrestohen pasditen e kësaj të enjteje nga Polica.

Policia ka arrestuar Julian Merhorin, doganier në Portin e Durrësit dhe Bujar Qurkun, agjent i AKU-së, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe mos ndjekjen e procedurave standarde të kontrollit të kontenierit. Po ashtu në pranga është vënë edhe Lavdosh Zerba, banues Durrës  me detyrë Agjent Doganor, pasi Julian Merhori ka bërë veprime në emër të tij. Për dy personat e arrestuar po verifikohen të gjitha faktet e mbledhura dhe më pas nëse do ketë prova do të arrestohen. Nga ana tjetër, gazetari Sokol Dema raporton se në polici janë shoqëruar 9 persona të tjerë që janë marrë në pyetje në lidhje me skandalin, por ende nuk ka te arrestuar për momentin edhe në këtë grup të dytë.

Operacioni është në zhvillim e sipër, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Si ndodhi ngjarja? Në orën 18:16 minuta të 30 dhjetorit 2021 shoferi Hasan Salihu ka shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit. Konteineri është skanuar në Port dhe ka rezultuar krejtësisht i pastër. Referuar dëshmisë së tij para hetuesve, të siguruar nga Report Tv, teksa po lëvizte me kamionin katër persona i prenë rrugën në Romanat. Njëri prej tyre i hyri në kabinë dhe iu prezantua si shteti, ndërsa e kërcënoi: "Jemi shteti, mbyll gojën se përndryshe të shuajmë familjen".

Tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka dhe më pas janë larguar. Ata ishin në kërkim të lëndës narkotike, por nuk kanë mundur ta gjejnë.  Pas largimit, shoferi  ka vazhduar rrugën dhe nuk ka njoftuar policinë, por përfaqësuesit e firmës. Më pas Trifon Murataj, pronari i kompanisë së bananeve Zico Sha, 1 ditë me vonesë ka njoftuar Gledis Nanon në telefon dhe policia ka shkuar në magazinat e firmës dhe ka zbuluar drogën.

Më herët gjykata la në burg 3 të arrestuarit menaxherin Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe shoferin Hasan Salihu.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja