Kamioni me shofer maqedonas përplas për vdekje këmbësoren në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku ka gjetur vdekjen një 66-vjeçare.

Report Tv mëson nga burime zyrtare se kamioni i drejtuar nga një shtetas maqedonas, ka përplasur këmbësoren D. H., e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Paqja juaj shpirtërore sjell reflektim...horoskopi për ditën e sotme