Kamioni përplas turmën e qytetarëve në Hollandë, të paktën 3 viktima

Kamioni përplas turmën e qytetarëve në Hollandë, të paktën 3 viktima

Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 3 persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur pasi një kamion humbi kontrollin dhe përfundoi në një festë në rrugë që po mbahej në Hollandë gjatë mbrëmjes të së shtunës.

Policia nuk dha detaje për numrin e viktimave, por dyshohet të ketë më shumë sepse disa persona janë bllokuar poshtë automjetit, i cili nuk ka lëvizur nga vendi i ngjarjes derisa mbërritën shërbimet e emergjencës.

Përplasja ndodhi rreth orës 7 të mbrëmjes në qytetin Nieuw Beijerland, rreth 19 milje në jug të Rotterdam.

Policia tha se po heton se çfarë e shkaktoi daljen e kamionit nga rruga. Mësohet se shoferi është arrestuar.

Fotot e publikuara nga mediat lokale tregonin një kamion të madh nga një kompani transporti spanjolle në fund të një dige të vogël, mes tavolinave të thyera të piknikut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh