ELBASAN- Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish në vendin tonë. Sot një grua rreth 53-vjeç ka ndërruar jetë pasi makina në të cilën ajo po udhëtonte është përplasur me një kamion. Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë i mori jetën gruas me inicialet F.G, e ndërsa ka mbetur e plagosur një 37-vjeçare, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, ku kamioni me targa maqedonase ka përplasur makinën Citroen, ku po udhëtonte viktima dhe e plagosura, e ndërsa drejtuesja e mjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Ndërkohë, gjatë pasdites një tjetër aksident i rëndë i regjistrua në Dimal, ku kanë mbetur të plagosur rëndë 4 anëtarë të një familjeje.