Rome- Italia po punon me seriozitet të jashtëzakonshëm për projektin me Shqipërinë, deklaroi dje se kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke shtuar se e gjithë bota ishte e fokusuar në këtë iniciativë.
“Do të duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë e përsosur. Do të kisha preferuar që të kishte filluar më herët. Sytë e botës janë përqendruar në këtë iniciativë,” deklaroi Meloni pas takimit me homologun britanik Keir Starmer.
“Nuk i kam problem kritikat. Modeli që qeveria italiane ka projektuar si qendër për përpunimin e kërkesave për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte provuar më parë. Nëse funksionon, dhe besoj se do të funksionojë, të gjithë do të kuptojnë se ekziston një mënyrë edhe për elementin e frenimit të grupeve kriminale”, theksoi ajo, shkruan Ansa
Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët ka ngjallur interes të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri britanik Keir Starmer që ndodhet në Itali,u takua me homologen Giorgia Meloni, ndërsa në fokus të bisedës do të jetë edhe lufta ndaj emigracionit të paligjshëm.
Vetë Starmer ka thënë se është “i interesuar” të mësojë rreth skemës së Italisë për të dërguar emigrantët në Shqipëri
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9%
-
Aspak
74%
Vota total: 177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
16 Janar, 18:35
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, gati brenda 3 viteve! Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
Ministrja britanike e Thesarit jep dorëheqjen pas akuzave të lidhura me tezen e saj
14 Janar, 19:26
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17
-
Vizita e shpejtë e Melonit në Mar-a-Lago! Trump: Ajo ka ‘pushtuar’ Europën! New York Times: Giorgia insistoi për çështjen e gazetares Sala
5 Janar, 07:59