TIRANË - Kampioni i ri i Europës, shqiptari Erkand Qerimaj si edhe një tjetër triumfuese e peshëngritjes shqiptare, Romela Begaj kanë mbërritur në atdhe pas përfaqësimit dinjitoz në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Qerimaj e Bega janë pritur me shumë entuziazëm nga Tifozat Kuq e Zi në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Erkand Qerimaj është shpallur të enjten kampion i dyfishtë i Evropës në kategorinë e peshës trupore deri në 77 kg, duke triumfuar në stilin e shtytjes dhe në dygarësh, ndërsa në stilin e shkëputjes ka marrë vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë.
Dy medaljet e arta të Qerimajt, së bashku me atë të Romela Begajt, si dhe dy medaljet e argjendta nga këto dy sportistë dhe një e bronztë nga Daniel Godelli, e kanë ngjitur Shqipërinë në vendin e katërt të renditjes së medaljeve të këtij Kampionatit Evropian të Peshëngritjes.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com