Kampionatet europiane, fitore për Milan, Bayern dhe Barcelona

Kampionatet europiane, fitore për Milan, Bayern dhe Barcelona
Bayern Munich ka regjistruar një tjetër fitore me shumë gola. Pas fitoreve prej 7-1 dhe 7-0, bavarezët kanë triumfuar me rezultat 6-0 si mysafir të Hertha Berlin në ndeshjen e zhvilluar në Olympiastadion Berlin. Thomas Mueller e hapi serinë e golave pas asistimit të Franck Ribery (9’), ndërsa Arjen Robben e dyfishoi epërsinë (12’), kësaj radhe Mueller ishte asistues. Mueller ishte, po ashtu, kreatori i golit të tretë, pasi nxori penaltinë të cilën e realizoi Robben (19’). Në gjysmën e dytë, pas një ndërhyrjeje në Franck Ribery, arbitri akordoi një tjetër penalti për mysafirët, ndërsa Mario Gomez ishte i saktë nga pika e bardhë (50’). Një minutë më pas, Toni Kroos e shënoi golin e pestë për Bayernin. Ribery fitoi edhe një penallti që ishte e treta për bavarezët në këtë ndeshje, ndërsa Arjen Robben e kompletoi tripletën (67’). Bayern Munich mbetet pesë pikë prapa Borussia Dortmundit që me epërsi minimale mposhti Werder Bremenin.

Sevilla nuk ka mundur t’i bëjë ballë Barcelonës në kryendeshjen e kësaj jave në Kampionatin spanjoll. Ndeshja e zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të ekipit Blaugrana. Ekipi mysafir e përfundoi sfidën që në gjysmën e parë kur edhe i shënoi të dy golat. Xavi Hernandez ekzekutoi një goditje të lirë fatale për vendasit duke i kaluar katalanasit në epërsi (18’). Lionel Messi pranoi një top nga Andres Iniesta dhe dyfishoi epërsinë (25’).

Kampioni i Italisë në fuqi, Milan, ka regjistruar fitore 2-0 si mysafir i Parmës në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Ennio Tardini. Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, kryesuesit e tabelës në Serie A arkëtuan tre pikë të reja. Pas një prekje të topit me dorë nga Cristian Zaccardo, arbitri akordoi penalti ndërsa përgjegjësinë e mori Zlatan Ibrahimovic, i cili e kaloi Milanin në avantazh (17’).

Me epërsi minimale të mysafirëve skuadrat shkuan në pushim, ndërsa ishin pikërisht Rossonerët ata që luajtën më mirë në fraksionin e parë, përderisa vendasit tentuan të shënonin me kundërsulme. Edhe në gjysmën e dytë, Milani nuk lejoi befasi, por e shënoi edhe golin e sigurisë me anë të Urby Emanuelson (55’).

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund