Rezultatin më të lartë në Beograd e arriti Alkeo Bici, i cili fitoi medalje të argjendtë në kategorinë 65 kilogramë, ndërsa 3 sportistë të tjerë Jorig Daci, Renis Hysa dhe Noel Ndrecaj morën medalje të bronztë. Sportisti tjetër kuqezi Gersi Aliu zuri vendin e pestë.
Në Ballkaniadën e Arteve Marciale Mikse morën pjesën 12 shtete dhe rreth 150 sportistë.
REZULTATET ZYRTARE
Alkeo Bici
Youth A / Featherweight 65.8 kg
Medalje Argjendi (në sistem – jo e akorduar zyrtarisht)
Jorig Daci
Juniors / Lightweight 70.3 kg
Medalje Bronzi për Shqipërinë
Renis Hysa
Youth B / 67 kg
Medalje Bronzi për Shqipërinë
Noel Ndrecaj
Youth B / 72 kg
Medalje Bronzi për Shqipërinë
Gersi Aliu
Youth A / Featherweight 65.8 kg
Vend i 5-të në debutimin e tij ndërkombëtar
Paraqitje shumë e fortë dhe premtuese
BILANCI PËRFUNDIMTAR
4 Medalje Bronzi
1 Vend i 5-të
5 sportistë pjesëmarrës
12 shtete pjesëmarrëse
Mbi 120 ndeshje në total
Ky rezultat përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e MMA shqiptare dhe konfirmon punën serioze të Federatës Shqiptare të Arteve Marciale Mikse në përgatitjen e sportistëve të rinj për arenën ndërkombëtare.
Komente








