Kampionati Botëror i Boksit, eliminohet sportisti kuqezi Denis Nurja

Kampionati Botëror i Boksit, eliminohet sportisti kuqezi Denis Nurja

Denis Nurja në përballjen e sotme

Në Uzbekistan është duke u zhvilluar Kampionati Botëror i Boksit për vitin 2023. Në këtë aktivitet Shqipëria përfaqësohet me disa sportistë. Denis Nurja ka qenë i pafat në ring, teksa është mposhtur nga rivali nga Trinidad dhe Tabago, Prince Aaron.

Për turin e 1/64, Nurja ka humbur me pikë. Gjyqtarët votuan 4-1 për rivalin nga ishulli në Amerikën Latine. Nurja dominoi në raundin e parë, teksa çaloi në ata pasardhës, duke i dhënë terren kundërshtarit për të marrë në fund një fitore dhe siguruar kalimin në turin e radhës.

Denis Nurja garoi në peshën deri në 71 kilogramë, teksa në ring sot do ngjitet edhe Krenar Zeneli në kategorinë 60 kilogramë, duke u përballur me spanjollin Quiles Brotons Jose.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja