Lara Colturi e ka mbyllur sezonin në disiplinën Slalom të kampionatit botëror të skive me një garë poshtë pritshmërive në Norvegji.

Skiatorja e Shqipërisë u rendit e 16 në Slalom, duke bërë dy zbritje larg asaj që pritej. Në total 19-vjeçarja e mbylli garën me 3 sekonda e 49 të qindtat nga vendi i parë që u fitua edhe njëherë nga mbretëresha e këtij sporti, amerikania Michaela Shiffrin.

Po në Norvegji, të enjten, Lara Colturi do të garojë në disiplinën ‘Slalomi Gjigand’, që është edhe gara e fundit për këtë sezon në kampionatin botëror të skive.