DURRËS- Partia Demokratike ka nisur spastrimet e mbështetësve të Ervin Salianjit. Dy largimet e para janë të dy anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD në Durrës të cilët përjashtohen nga grupi për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë ish-deputetit Salianji, i cili i doli kundër Sali Berishës dhe zhvilloi disa takime me demokratët, mes tyre edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.
Në vendimin e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i partisë, Flamur Noka, thuhet se përjashtohen nga grupi i Këshilltarëve, Dritan Burgija i cili ishte edhe kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës, si edhe anëtari Arlind Boshku, i cili mban edhe postin e sekretarit të degës së PD në Durrës. Të dy do të jenë anëtarë të Këshillit në Durrës, por jo më nën siglën e PD.
Përmes këtij vendimi, të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, këshilltarëve në Durrës, u propozohet si kandidat për kreun e grupit të Këshillit Bashkiak, Ardian Muka, i cili ka qenë edhe drejtues i degës së PD në Durrës.

Me rreth të kuq, majtas Dritan Burgija dhe djathtas Arlind Boshku, në foltoren e Salianjit në Durrës
Kjo lëvizje e PD-së vjen në një kohë që Ervin Salianji ka shpallur publikisht ambicien për të garuar përballë Sali Berishës në garën për kreun e PD-së më 23 maj. Kupola drejtuese e PD-së i ka mbyllu derën duke thënë se Salianji nuk është më anëtar i partisë dhe se nuk mund të futet në garë.
Vendimi i plotë
PËR NDRYSHIMET NË GRUPIN E KËSHILLTARËVE TË PDSH NË KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS"
Në mbështetje të nenit 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH dhe Rregullores së Brendshme, Kodit të Sjelljes së mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH, dhe nenit 33 të Ligjit nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore",
VENDOSI:
Z. Dritan Burgija dhe Z. Arlind Boshku përjashtohen nga Gupi i Këshilltarëve Bashkiak të PDSH në Bashkinë Durrës në mbështetje të Statutit të PDSH neni 24 pika 1 dhe 2 dhe në shkelje të nenit IV pika 2 të Rregullores së Brendshme;
I propozojmë grupit të Këshilltarëve Bashkiak Z. Ardian Muka si kandidat për Kryetar të Grupit të Këshilltarëve Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Këshillin Bashkiak Durrës

Vendimi i firmosur nga Flamur Noka

Arlind Boshku është një nga dy mbështetësit e Ervin Salianjit që u përjashtuan nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, me anë të një vendimi të firmosur nga Flamur Noka, që është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Boshku shfrytëzon situatën për të thënë se "ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren".
Boshku, ka një përgjigje edhe për Nokën, të cilën e quan lepurush. Demokrati shprehet se "është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion sic Nul Moka kërkon".
Postimi i plotë i Arlind Boshkut:
Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike.
Kemi qenë aty në çdo betejë: anëtarë komisionesh, pjesë e çdo fushate, drejtues seksionesh e grupseksionesh, nën kryetar dege dhe sot sekretar dege.
Gjithmonë me një parim: pa kërkuar asgjë në këmbim dhe luftë me shpenzimet tona.
Por e vërteta duhet thënë.
Ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren.
Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së.
Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin.
E vërteta është tjetër.
Prej muajsh kemi kërkuar reflektim për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e rregullave të qarta për meritokracinë dhe promovimin brenda partisë.
Kemi kërkuar diçka elementare: që anëtarët të vendosin për lidershipin, jo lidershipi të përzgjedhë anëtarët sipas interesit për të mbajtur peng partinë.
Shpifjet se ne nuk jemi më me PD janë qesharake.
Ne kemi qenë dhe jemi në terren, në fushatë, dhe në çdo përballje politike.
Ajo që nuk pranojmë është heshtja përballë dështimit dhe abuzimit.
Për më tepër, është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion sic Nul Moka kërkon.
Partia nuk mund të trajtohet si biznes privat dhe as si mjet për luksin e disa individëve. Ne nuk do paguajme dhe veshjet miliona lek apo luksin e shfrenuar te drejtuesve te opozites qe duhet te kishin kulmin e modestise per shkak te varferise qe kane demokratet te cilet per shkak te gabimeve te ketyre kane 13 vjet ne Opozite!
Partia Demokratike është e demokratëve, jo e një grupi që kërkon ta mbajë të uzurpuar.
Investim tim në PD nuk e heq dot askush as ti o Nul Lepurush.
Komente













Pd e Berishes po vepron njesoj si partia komuniste ,nuke ka ndryshim Saliu nga Enveri.
Përgjigju