POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kampionati dhe Kupa, në Itali përcaktohen axhendat e sezonit futbollistik

Ashtu siç ishte e bërë e ditur edhe më parë sot është përcaktuar zyrtarisht datja e nisjes së sezonit të ri të “Seria A”. Kampionati elitar në Itali do të gre siparin me datë 24 gusht, ndërsa do të përfundoj me 24 maj.

Kupa e Italisë nderkohë do të fillojë me datë 4 gusht dhe do të mbyllet me finalen në 13 maj. Sa i takon kampionatit do të ketë katër ndërprerje për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, më 8 shtator, 12 tetor, 17 nëntor dhe 29 mars.


Për t’i zëvendësuar drejtuesit kanë menduar 3 raunde ndeshjesh në mesjavë. Bëhet fjalë për datat 29 shtator, 30 tetor dhe 22 prill. Ndërkohë pushimet e dimrit do të jenë më 29 dhjetor deri më 5 janar, ndërsa për Krishtlindje do të ketë sërish futboll.

Më poshtë edhe datat e sakta për çdo raund të Kupës: Raundi i parë: 4 gusht, Raundi i dytë: 11 gusht, Raundi i tretë: 18 gusht, Raundi i katërt: 4 dhjetor, Çerekfinalja: 22 janar, Gjysmë-finalja e parë: 29 janar, Gjysmë-Finalja e dytë: 4mars, Finalja: 13 maj.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento