Kampionati i Minifutbollit Shqiptar nis edicionin e 8 -të, administratori Kadiu: Do të sjellim normalitet në gjendjen fizike dhe psikologjike që  ka përkeqësuar pandemia

Kampionati i Minifutbollit Shqiptar nis edicionin e 8 -të, administratori Kadiu: Do të sjellim normalitet në gjendjen fizike dhe psikologjike që  ka përkeqësuar pandemia

Gjatë një ndeshje minifutbolli

Nën moton , “Sporti si një vlerë e shtuar” Shoqata  Sportive e Minifutbollit shqiptar hapi edicionin e 8-të të Kampionatit të Futbollit Amator. Ky edicion i kampionatit i dedikohet mbështetjes së përpjekjeve për përballimin e pandemisë COVID 19. Këtë vit marrin pjesë 24 ekipe, lojtarët vijnë nga qyteti i Tiranës dhe i përkasin moshës 20 deri  60 vjeç. Kampionati do të zgjasë 4 javë dhe zhvillohet në fushat e kompleksit Sportiv Ali Demi në kryeqytet. Presidenti i Akademisë  “Ali Demi” z. Ergys KADIU thotë, se  këtë vit me gjithë kërkesat e drejtuara, ka qene e pamundur të rritej numri i ekipeve pjesëmarrëse, për shkak të situatës së rëndë që po kalojmë.  Ai thekson se zhvillimi dhe organizmi i sportit të futbollit në masivitet është një ndër qëllimet e hershme të shoqatës.

"Kjo vit pas viti është bërë traditë dhe ju jeni dashamirës të shoqatës së minifutbollit dhe që mbështetet nga Akasademia "Ali Demi". Ne po kalojmë një periudhë shumë të vështirë, tërmeti, pandemia dhe jemi në një gjendje që me anë të sportit të ringjallim shpresën që duhet të vazhdojmë përpara. Do të doja që ccmimin 'Fair Play' ta fitonin të gjitha skuadrat", tha Presidenti  Akademise Ali Demi, Ergys Kadiu.

Çmimi i rezervuar për fituesit e vendit të parë është 4 mijë euro, çmimi  dytë 3 mije euro dhe 2 mijë euro çmimi i tretë.  Në ditën e hedhjes së shortit ishin të pranishëm nën rregullat e distancimit social lojtarë  të kampionatit dhe  mbështetës të këtij sporti. 3 prej ekipeve  pjesëmarrëse startuan kampionatin menjëherë pas hedhjes së shorteut. Shoqata Sportive  e Minifutbollit Shqiptar, është themeluar në 15 Qershor 2001 dhe ka lindur si nevojë për të zyrtarizuar sportin e futbollit dhe të minifutbollit.

 Në fjalën e tij Presidenti i shoqatës së Minifutbollit shqiptar z. Klodian Kadiu  tha se ‘’E ardhmja në duart e mia’’ është aktiviteti i radhës që Shoqata organizon, me shpresën për të sjellë sado pak normalitet në këtë periudhë sfiduese, duke i ofruar banorëve sportin si mekanizëm për përmirësimin e gjendjes fizike dhe psikologjike.

"Vetë shoqata  që prej themelimit të saj në vitin 2001 ka promovuar shumë lloj sportesh, duke filluar me futbollin e sallës. Është themeluese e futbollit të sallës, është themelues i futbollit të rërës. Për herë të parë kanë luajtur futboll në sallë vajzat. Shoqata këtë punë ka si ky aktiviteti.  Situata është shumë e vështirë që po kalojmë dhe ka pasur interesim shumë të madh për aktivitetin. Nuk ka pas dallim moshe, nga 18-vjeç deri në 60 vjeç që kanë dëshirë për t'i dhënë jetës oksigjen", tha ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë