Përfundon kampionati i minifutbollit shqiptar te fushat e ‘Ali Demit’, ndahen 3 çmime

Ekipi Luminesen rrëmbeu çmimin të parë, 4 mijë euro të edicionit të tetë të kampionatit të futbollit amator të organizuar nga Shoqata Sportive e Minifutbollit Shqiptar. Kupën e fitores ua dorëzoi kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako

Shumë urime ekipit fitues, një falenderim i vecantë shkon për të gjithë ekipet pjesmarrëse të 24 ekipet të cilat gjatë kësaj periudhe i dhanë jetë, i dhanë gjallëri të gjithë njësisë numër 1. Edhe një falenderim tjetër për shoqatën e Minifutbollit por sigurisht për dy miqt e mi, vëllezërit Kadiu që vazhdimisht promovojnë të rinjtë dhe zhvillojnë talentin e tyre, jo vetëm të rinjtë e Ali Demit dhe Shkozës por të rinjtë e gjithë Tiranës”-u shpreh kandidati për deputet i PS, Alqi Bllako.

Përfshirjen e të rinjve në sport, Shoqata e Minifutbollit Shqiptar, nuk e ka përqendruar vetëm në njësinë numër 1 në Tiranë, ku u mbajt kampionati në fushat e kompleksit sportiv “Ali Demi”.

Shoqata e Minifutbolit shqiptar sic ka qenë pjesë e komunitetit këtu në njësinë nr.1 ka qenë pjesë e gjithë Shqipërisë mbarë me organizimet e turneve, kampionateve”-tha Klodian Spahiu, Presidenti i Shoqates së Minifutbollit Shqiptar

Presidenti i Akademise “Ali Demi” Ergys Kadiu premtoi se fushat do të jenë gjithmonë në shërbim të brezave që do të rriten.

Kjo fushë do të qendrojë gjithmonë nuk do të kthehet asnjëherë në godina shumë katëshe apo për qëllime përfitimi, do të jetë gjithmonë në shërbim të komunitetit, të fëmijëve të vegjël, brezave të rinjë që po rriten”-tha Ergys Kadiu, presidenti i Akademise “Ali Demi”.

Këtë vit morën pjesë 24 ekipe me lojtar të moshave nga 20-60 vjec, ndërsa u shpërndanë edhe 2 çmime të tjetër të mëdhenj me nga 3 dhe 2 mijë euro. Ceremonisë së çmimeve nuk i munguan edhe performanca artistike  me numra akrobacie. Kampionati që zgjati për 4 javë dhe u zhvillua në Tiranë,  kishte si qëllim për të rikthyer një pjesë të normaliteit në këtë periudhë pandemie.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli

Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli