Kampionët e rinj të Europës flasin
pas triumfit historik në Champions

Kampionët e rinj të Europës flasin<br />pas triumfit historik në Champions
Reali i Madridit është mbreti i ri i Europës duke siguruar trofeun e 11 të Champions League në histori.
 
‘Los Blancos’ u treguan të pamëshirshëm në finalen spanjolle dhe njëkohësisht derbin e Madridit përballë Atletikos duke e mposhtur në lotarinë e 11-metërshave me rezultatin 5-3, teksa koha e rregullat dhe 2 shtesat përfunduan me rezultatin 1-1 me golat e shënuar fillimisht nga Ramos në pjesën e parë dhe Carracsos në të dytën.
 
Nga pika e penalltive për Atletikon e Madridit gaboi Juanfran, ndërsa në penalltinë e fundit për madrilenët ishte Ronaldo që vulosi triumfin e 11. Suksesi në Champions mbyll një edicion me shumë oshilacione për Realin e Madridit të nisur nga Benitez dhe përfunduar nga legjenda franceze Zidane.
 
Gjysma e Madridit mbrëmë ka festuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa pjesë tjetër ka qenë në zi, pasi Atletiko për herë të dytë brenda tre viteve humbi sërish në finale përballë Realit.
 
Pas ndeshjes Presidenti i Kampionëve të rinj të Europës, Florentino Perez ka vulosur të ardhmen e Zidane duke hequr cdo dyshim.
 
“Zidane ka edhe 2 vite kontratë me Realin e Madridit, nuk do të largohet.  Historia e dashurisë mes Realit dhe Zidane ka nisur që në 2001 dhe kështu që do të vazhdojë sërish. Jam shumë i lumtur për triumfin, e merituam trofeun” deklaroi ai.
 
Zizu bëhet tekniku i parë francez që arrin të fitojë një finale në Champions League, pasi më parë patriotët e tij Venger dhe Deshamp kishin dështuar të mbyllin me sukses misionin. “Jam shumë i lumtur, e kisha ëndërruar triumfin që kur mora detyrën.
 
Ishte shumë e vështirë, pasi Atletiko është një ekip me kualitete, që na vendosi disa herë në vështirësi, por në fund arritëm ne të ngrinim Kupën.
 
Falenderoj presidentin për besimin që më dha për të drejtuar ekipin në një moment të vështirë. Tani dua vetëm të festoj dhe jo të mendoj për të ardhmen”tha ai.
 
Në krahun tjetër më i zhgënjyer se kurrë, Simenone pranoi disfatën duke pranuar supermacinë e Realit.
 
“Dua të urojë Real Madridin. Ekipi që fiton është gjithmonë më i miri. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha Simeone.
 
Edhe pse në hije gjatë gjithë ndeshjes, Ronaldo në fund bëri detyrën duke dërguar topin në rrjetë në penalltinë e 5 duke mbyllur një edicion të shkëlqyer me 16 gola.
 
Trofeu ka qetësuar portugezin që shuan edhe dyshimet për largimin nga Spanja, ndërsa në ditët në vijim pritet firmosja e zgjatjes së kontratës deri në 2021.
 
Sulmuesi ka vlerësuar maksimalisht trajnerin Zidane për drejtimin e ekipit, ndërsa është shfaqur më i kënaqur se kurrë për kurorëzimin kampion.
 
 “Jam shumë i lumtur. Ky është titulli i tretë i Ligës së Kampionëve dhe është special, magjik. Tifozët e merituan.E dija që do të fitonim, i thash Zidane se unë do të gjuaj penalltinë e fundit”tha ai.
 
Vrasësi i vërtetë i Atletikos në dy finale ishte kapiteni Sergio Ramos, pasi ashtu sikur në Lisbonë dhe në Milano arriti t’u shënonte.

Pas ngritjes së Kupës me ‘Veshë të mëdhenj’ kapiteni  u shpreh “Ky është shpërblimi për punën e madhe që kemi bërë. E dinim se ky ishte një rast unik që të shkruajmë historinë dhe pas disa rënieve dhe ngritjeve ky është shpërblimi”, deklaroi Ramos. 





  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!