Kampioni europian i Boksit Nuri Seferi ditën e djeshme ka postuar në rrjetin social se ndihet krenar që shpallet "Qytetar Nderi" në Tepelenën e Shqipërisë. Madje ai ka shtuar se ky titull ka më shumë rendësi se çdo kontratë milionëshe e sportit kudo në botë.
"Sot pata nderin të pranoj titullin "Qytetar Nderi" nga Këshilli Bashkiak i Tepelenës. Ishte një moment i veçantë për mua, u ndjeva shumë krenar dhe me besoni se ky titulli ka rëndësi më shumë se çdo kontratë milionëshe e sportit kudo në botë. Unë mendoj se nuk kamë bërë asgjë të jashtëzakonshme, si sportist tani e 15 vite i mbroj ngjyrat Kuq e Zi në ringjet botërore, këtë populli im po e vlerson shumë, por unë sinqerisht ju themë se për mua është kjo një gjë krejt e natyrshme dhe e domosdoshme. Nuk ka Flamur në Botë për të cilin mund të derdhi djersen time, pos Flamurit tonë Kuq e Zi. FALEMINDERIT TEPELENË, FALEMINDERIT GJITHË TIFOZËVE TË MI, TË FALËM NDERIT O POPULLI IMË." ka shkruar Nuri Seferi në postimin e tij në Facebook.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com