Kampioni i dehur paguan taksinë
  me medaljen e arit, pendohet

Kampioni i dehur paguan taksinë<br />  me medaljen e arit, pendohet
Një kampion i hedhjes se çekiçit raportohet se e pagoi taksinë për t’u kthyer në shtëpi me medaljen e tij të artë pasi ishte dehur duke festuar triumfin në Kampionatin Botëror të Atletikës.
 
Sipas medias kineze Tencent, polaku Pavel Fajdek u zgjua në Pekin të nesërmen e fitores së hedhjes 80.88 metra dhe zbuloi se nuk e kishte më medaljen e artë.
 
26-vjeçari i shqetësuar, i cili ka qenë më i riu mbrojtës i medaljes së artë në Botëror sivjet, kontaktoi menjëherë policinë për të raportuar humbjen.
 
Policia nisi menjëherë kërkimin dhe e gjeti shoferin e taksisë, i cili iu tha se ai ia dha me dëshirë medaljen për të bërë pagesën.
 
Ndoshta pasi e bindi policia, shoferi i taksisë ia ktheu medaljen sportistit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi