Kampioni në fuqi i botës në Formula 1, Max Verstappen, ka mbyllur sezonin me stil duke siguruar “pole-position” në kualifikimet e Çmimit të Madh të Abu Dhabit.
Piloti holandez i Red Bull regjistroi kohën 1:22.207 në pistën Yas Marina, duke lënë pas me dy të dhjetat rivalin e McLaren, Lando Norris. Pas tyre u rendit piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri, i cili ishte vetëm 28 mijëtat më i ngadaltë se shoku i tij i skuadrës.
Kjo garë pritet të jetë historike, pasi për herë të parë pas 15 vitesh, të tre pilotët hyjnë në garën e fundit të sezonit me shanse reale për të fituar titullin e kampionit botëror.
Çmimi i Madh i Abu Dhabit do të zhvillohet nesër (e diel), duke nisur nga ora 14:00.
Here's how the top three will line up on the grid ?#F1 #AbuDhabiGP pic.twitter.com/slNHqWUlnX
— Formula 1 (@F1) December 6, 2025
Komente





