Kanë kaluar pak më shumë se dy muaj kur Rei Toska u shpall kampion Europe në bodybuilding, disiplina e fizikut klasik, por për të nuk ka asnjë moment pushim, pasi para është kampionati Botëror, që do të mbahet në Kanada.

Rei për t’i rënë në kokë, çfarë presim nga ti në kampionatin Botëror?

“Kampionati Botëror do jetë një eveniment shumë i madh për mua. Është hera e parë që konkuroj në nivele të tilla dhe synimi im është që të renditem tek 5 më të mirët. Gjithsesi besoj se me shumë, shumë punë do të sjell medalje brozni ose të jem në zonjën e medaljes me patjetër,”-u shpreh Rei Toska, bodybuilder.

Megjithëse gara do zhvillohet shumë larg nga Shqipëria Rei pret që të ketë shumë mbështetje në kampionatin Botëror.

“Deri më tani shumë njerëz më kanë konfirmuar se do jenë të pranishëm. Sidomos nga diaspora kanadeze. Ata do më mbështesin jashtëzakonisht,”-deklaroi Rei Toska, bodybuilder.

Për të qenë në nivelet e Reit duhet jashtëzakonisht punë dhe përkushtim.

“Unë çohem në orën 6 të mëngjesit dhe bëj vrapimin e parë më stomak bosh. Vazhdoj më pak haj 24 vezë në mëngjes. Pra konsumoj 740 vezë në muaj. Është jashtëzakonisht shumë për njerëzit normal. Kjo na bën që të mos jemi si të gjithë njerëzit normal,”-tha Rei Toska, bodybuilder.

Rei Toska prej katër vitesh stërvitet në Britaninë e Madhe, ndërsa është në negociata për të marrë pjesë edhe në kampionatet kombëtare të Shqipërisë.