Të fiksuar pas muskujve/ Sekretet e bodybuilding, sa duhet të shpenzojmë për të pasur një trup perfekt….( VIDEO)

 

TIRANË -Në kohët moderne të pasurit një trup me muskuj tregon përkujdesje ndaj vetes dhe shëndetit tënd. Për disa muskujt janë kthyer në ‘ fiksim’ e për sportistët  ky fiksim është akoma e më I madh. Të ftuar në studion e “ Rreze Dielli” bodybuilder-at Ledi Bardhi dhe Loris Morina treguan më tepër për eksperiencën e tyre me këtë sport. Regjimi ushqimor, sakrificat për të krijuar dhe mbajtur këtë trup dhe ndan edhe këshilla të ndryshme për  ata që dëshirojnë të merren me sport.

Së pari treguan për sakrificat e mëdha që nuk shihen nga të tjerët për të krijuar muskujt e sidomos para garave:

“ Është një sakrificë e madhe domethënë që ne kur flasim me miq që I tregojmë se si përgatitemi sidomos atë njëmujorshin e fundit. Sakrificë është të mos pish ujë, dhe ditët para garave është si të thuash , eleminimi I ujit ngadalë, nga një litër  derisa shkon në zero” u shpreh ai.

Mirëpo ky sport përpos sakrificave i bën sportistët të përballen edhe me paragjykime, sidomos vajzat të cilat shpesh herë hasin epitete dhe stigmatizime të ndryshme si përshembull “ Je bër si burrë”. Loris Morina e cila është shpallur edhe kampione shprehet se edhe asaj vet I ka ndodhur të përballet me këto paragjykime:

“Kam marr paragjykime edhe më keq ( je si burrë), kam marr ofendime shumë, por I kam lënë pas sepse në fund të fundvitit është zgjedhja ime, është pasioni im, është trupi im, mund të bëj çfarë të dua” tha ajo.

Tashmë muskujt dhe fiziku i kuruar është kthyer në një moto të kohëve moderne, shumë dëshirojnë të krijojnë fizikun perfekt por  mesa duket ky sport ka edhe shumë shpenzime monetare. Sportistët të cilët duhet të ruajnë një regjim të caktuar ushqimor treguan shumën që shpenzojnë pak a shumë gjatë një muaji:

 "Me thënë të drejtën mirëmbajtja e trupit ka kosto, po themi 2-3 qind mijë lek në muaj ndoshta edhe më shumë’ tha Ledi bardhi, bodybuilder.

“Sporti që bëjmë ne quhet sporti të pasurve realisht sepse ke shumë harxhime por ama cdo njeri mund të arrij ta bëjë trupin e vet” shtoj Loris Morina, bodybuilder dhe kampione në këtë sport.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare