Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pësoi atak kardiak
Jose Mateus Correia Silva
BRAZIL - Një bodybuilder brazilian, Jose Mateus Correia Silva, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë stërvitjes intensive.
28-vjeçari, i njohur për pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare të peshave të rënda, ndërroi jetë në një palestër në Aguas Claras, në kryeqytetin Brasilia. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 28-vjeçari nuk ia ka dalë.
'Marca' duke iu referuar disa mediave në Brazil, shkruan se ataku kardiak mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të steroideve anabolikë, një faktor i njohur që mund të shkaktojë probleme kardiake.
Edhe pse nuk ka prova se Jose përdorte steroide, disa e kanë parë ndryshimin drastik të trupit të tij, i cili po plakej me shpejtësi, si një nga treguesit.
Tiago, vëllai i Jose Mateus Correia Silva, deklaroi se i ndjeri ishte në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur poshtë thashethemet që lidhnin vdekjen e Jose Mateus Correia Silva me përdorimin e steroideve anabolike.
"Ju keni qenë të mahnitshëm. Faleminderit për shumë gjëra, të dua. Qielli ka fituar një engjëll. Jose ishte një njeri shumë i dashur", thotë i vëllai.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 946
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disfata e rëndë, Brazili shkarkon Dorival Junior! Ancelotti në 'pole-position' për 'seleçaon'
29 Mars, 10:58
-
Filetot me salmonelë/ AKU për Report Tv: U shpërndanë në 10 qarqe! Tërhoqëm mbrapsht 4 tonë, kompania s’bashkëpunoi, na ndihmuan Tatimet për t’i gjetur (VIDEO)
28 Mars, 20:19
-
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: ‘Dimal’ theu urdhrin e bllokimit
28 Mars, 12:11
-
Brazili rinis bisedimet me Carlo Ancelottin
27 Mars, 15:32
-
VIDEO/ E mbani mend Coutinhon? Fantazisti shënon 'golin e vitit' në Brazil
7 Mars, 16:00
-
Brazili rikthen në skuadër Neymarin, gjen përballjen kundër Messit
7 Mars, 15:21
-
Greqi/ Vinte nga Brazili, sekuestrohen 17 kg kokainë, i riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës! Të dyshuarit dhe rolet e tyre (EMRI+VIDEO)
6 Mars, 16:45
-
VIDEO/ Neymar mrekullon në Brazil, shënon gol direkt nga goditja e këndit
24 Shkurt, 19:00
-
Akuzë për grusht shteti ndaj ish-presidentit të Brazilit
19 Shkurt, 17:35
-
Rival me Roberto Mancinin, trajnerin Sylvinho e kërkojnë në vendlindje! Presidenti flet me video-telefonatë
13 Shkurt, 15:12
-
Legjendë e Real Madrid, Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare
6 Shkurt, 14:41
-
VIDEO/ Neymar rikthehet te Santos pas 12 vitesh, sulmuesi luan një pjesë loje dhe shpallet 'Njeriu i Ndeshjes'
6 Shkurt, 14:24
Mekat se eshte djale i ri por keta qe bejme palester sot mbushen me pislleqe per te fryre muskujt prandaj duhet te beni shume kundes mos pini pislleqe
Përgjigju