'Kampusi Universitar', Veliaj: Në Qytet Studenti do të ndërtohen 11 godina të reja

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar projektin për Kampusin e ri universitar në Qytet Studenti. Në fjalën e tij, Veliaj deklaroi se në QS do të ndërtohen 11 godina të reja, ndërsa ka vijuar me thirrjet e tij që studenët t'i rikthehen normalisht mësimit. 

"Rreth 15 mijë metra të këtij terriori janë zabtuar. Studentëve do tu kthehen pronat me çdo kusht. Shkolla mbaron në korrik, po ne nuk mund të prisnim dhe filluam me konceptin e adoptimit të një çerdhjeje. Sot gjysma e konviktve janë kthyer në ambjente pune. Prezantimi që do të shikojmë sot nuk është definiv, Kampusit do t’i shtohen 11 godina të tjera. Po rikonstruktohen sallat e leximit. Mensat kanë qënë preja e preferuar e secilit që kanë zabtuar QS-në. Nevoja për një mensë dhe e laventerisë është reflektuar. Deri në korrik do të mund të ndërhyrjmë në të gjitha ambjentet e përbashkëta por është e pamundur të ndërhyet në dhoma. Nëse vazhdon ngujimi do ta kemi të pamundur që të ndërhyjmë,"- tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Rama në Qytetin Studenti: Menca që rrëmbeu vëllai i Nishanit dhe pronat që zaptoi PD, penguan projektin e Kampusit Universitar në 2015


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'