Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paraditen e kësaj të shtune në Qytet Studenti, projektin për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar. Në këtë takim është i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini bashkë me ta edhe studentë e pedagogë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj deklaroi se në QS do të ndërtohen 11 godina të reja, ndërsa ka vijuar me thirrjet e tij që studenët t'i rikthehen normalisht mësimit. (LEXO KËTU) Kryeministri Edi Rama tha se toka në Qytetin Studenti u zaptua nga politikanët e partisë që lindi në këtë ambient duke dhënë edhe shembullin e kthimit të mensës në një lloto nga vëllai i presidentit Nishani. (LEXO KËTU) Gjatë fjalës së kryeministrit ka ndodhur edhe një incident me një vajzë, e cila u largua nga salla (LEXO KËTU), megjithatë gjatë prezantimit nuk munguan as batutat. (SHIKO KËTU) Prezantimi i këtij projekti vjen një ditë pasi qeveria prezantoi paketën e plotë të “Paktit për Universitetin”.(SHIKO KËTU)
Në fjalën e tij në prezantimin e projektit të Kampusit, kryeministri Edi Rama tregoi se ambicia e tij është që ai të mbarojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë. Mirëpo në fjalën e tij, Rama e ka lënë evazive nëse kandidatura do të jetë sërish Erion Veliaj.
"Ambicia jonë është që brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar,"- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për Kampusin Uniersitar ka përmendur dhe mesazhet e dërguara nga studentët në Whatsapp. (SHIKO KËTU)
“Kam dëgjuar çudira nga ju në Whatsapp, ndoshta në të ardhmen do të bëhet libër. Do të bëj një libër kronikë me titull ‘Dhjetori që nuk erdhi’. Shumë çudira erdhën edhe nga ju të konvikteve. Më shkruan se shkuan për Vitin e Ri në shtëpi dhe kur erdhën konviktet nuk ishin rregulluar. Me siguri ishin vlonjatë. Nuk i pyeta por me siguri që ishin nga Vlora.”- tha Rama.
Gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama ka ndodhur një incident. Një studentë i ka ndërprerë fjalën kryeministrit, gjë për të cilën doli edhe jashtë.
Teksa kryeministri fliste vajza është çuar në këmbë dhe ka thënë: Kjo që bëni ju është një shfaqje.
"Po bravo! Tani dil jashtë. Dil jashtë! Tani ti del jashtë bravo. Kështu është kur i ndërpret fjalën tjetrit," - tha Rama teksa vajza po largohej nga salla. Pas vajzës, nga salla u larguan edhe djem dhe vajza të tjerë.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka treguar se mensën e Qytet Studentit e rrëmbeu vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili i ktheu më pas në lloto. (SHIKO KËTU)
Sipas Ramës, pasi ndërtuan dhe i regjistruan si pronat e tyre, "zabtuesit" do të marrin edhe dëmshpërblim nga shteti në mënyrë që të lirohen hapësirat për kampusin.
"Projekti ngeci për një shkak shumë konkret dhe domethënës sepse gjithçka e parashikuar të bëhet në këtë territor, ka nevojë për territor. Territori rezultoi nga të gjitha të dhënat e mbledhura, një tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi në qytetin studenti. Këtu ku lindi fuqia për të transformuar Shqipërinë, ata rrëmbyen pronat. Simboli i kësaj është marrja e mencës së madhe të qytetit studenti, nga vëllai i presidentit të Republikës, ose vetë presidenti, se mos të ishte vëllai s’do merrte dot as një lugë, jo mencë, dhe e ktheu atë në lloto. Bibliotekat u kthyen në klube striptizmi ose në lloto dhe po ashtu u zaptuan godina për qëlime personale, u ndërtua pa leje, u ndërtua edhe me leje. Këta nuk janë thjesht zaptues që mund t’i marrësh dhe largosh. Këta tani janë pronarë, kanë regjistruar prona këtu dhe në legjislacionin tonë, u rregjistrua si u rregjistrua, prona e rregjistruar nuk shbëhet dot veçse duke i shpronësuar me lekë në dorë. Pasi e përdhunuan qytetin studenti, tani do t’i marrin dhe para me të cilat mund të rindërtoheshin të gjitha këto hapësira, sepse janë pronarë. Ndaj u vonua projekti i kampusit. Ligjerisht nuk duheshin bërë legalizime sepse ky është territori i universitetit. E vetmja rrugë për të nisur ndërtimi i kampusit është t’i shpronësojmë, rrugë tjetër nuk ka," - u shpreh Rama./ lexo.al
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot para studentëve dhe pedagogëve projektin për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar në Qytetin Studenti. Rama shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e re e Arsimit. Në fjalën e tij në prezantimin e projektit të Kampusit, kryeministri Edi Rama tregoi se ambicia e tij është që ai të mbarojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë. Mirëpo në fjalën e tij, Rama e ka lënë evazive nëse kandidatura do të jetë sërish Erion Veliaj.
Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar.
Edi Rama, kryeministër
Ndërkohë, Shqiptarja.com ka siguruar edhe një foto pikante nga momenti para se të niste takimi në Godinën "Liria" të Qytetit Studenti. Kryeministri Edi Rama shihet teksa po hyn në këtë takim bashkë me Erion Veliajn. Kryeministri i hedh dorën në qafë ministres, teksa përkrah tij ecën edhe Verliaj, dhe ata vazhdojnë të ecin brenda ku i prisnin studentët dhe jo vetëm, në prezantimin e detajuar të një prej projekteve më të rëndësishme sa i takon Arsimit të Lartë në vend.
Kryeministri Edi Rama duke i hedhur dorën në qafë ministres dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar projektin për Kampusin e ri universitar në Qytet Studenti. Në fjalën e tij, Veliaj deklaroi se në QS do të ndërtohen 11 godina të reja, ndërsa ka vijuar me thirrjet e tij që studenët t'i rikthehen normalisht mësimit.
"Rreth 15 mijë metra të këtij terriori janë zabtuar. Studentëve do tu kthehen pronat me çdo kusht. Shkolla mbaron në korrik, po ne nuk mund të prisnim dhe filluam me konceptin e adoptimit të një çerdhjeje. Sot gjysma e konviktve janë kthyer në ambjente pune. Prezantimi që do të shikojmë sot nuk është definiv, Kampusit do t’i shtohen 11 godina të tjera. Po rikonstruktohen sallat e leximit. Mensat kanë qënë preja e preferuar e secilit që kanë zabtuar QS-në. Nevoja për një mensë dhe e laventerisë është reflektuar. Deri në korrik do të mund të ndërhyrjmë në të gjitha ambjentet e përbashkëta por është e pamundur të ndërhyet në dhoma. Nëse vazhdon ngujimi do ta kemi të pamundur që të ndërhyjmë,"- tha Veliaj.
Urime z.Kryeminister per punen dhe vizionet tuaja lidhur me masat qe keni ndermarre per shendoshjen e gjendjes se arsimit te larte...Por nuk mjaftoine konstatimet...Populli po pret drejtesi nga ana juaj..dhe konkretisht,ndeshkimin e te gjitha shkeljeve e ligjore, perfshire edhe kthimin e pronave Q.Studentit...Trafikimi i pasurive publike eshte veper kriminale, nje lloj si trafiqet e tjera te droges, qenjeve njerzore etj....
Përgjigju