TIRANE- Zbardhet vjedhja e ndodhur në 6 nëntor të këtij viti në Kamëz, ku u vodhën në banesën e XH.Q 2 milionë lekë të reja. Në pranga është vënë kushëriri i rij, 25-vjeçari me iniciale A.Q, si dhe janë vënë në hetim në gjendje të lirë dy të miturit G. Q., 15 vjeç, dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz.
"Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.