Kamza akuzon gjyqtarin: Ku e kishte
pultin e komandimit, në Korçë?

Kamza akuzon gjyqtarin: Ku e kishte<br />pultin e komandimit, në Korçë?<br>
Kamza ka humbur në shtëpi sot ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-2, por sërish ka pasur rezerva me gjykimin. Si për ironi të fati, lidhet sërish me ekipin korçar. Pas deklaratave të trajnerit Ramadan Ndreu se gjyqtari Laver Alla kishte ndihmuar Skënderbeun që të fitonte ndeshjen, nga faqja e Facebook e klubit të Kamzës ka ardhur një reagim zyrtar…

REAGIMI I KAMZËS
Duke pare arbitrimin e sotem te gjyqtarit “telekomand” Laver Alla klubi yne ndjen si detyre te sensibilizoj opinionin sportiv lidhur me kete gjyqtar kamikaz.

Nuk eshte aspak cudi te te mund Skenderbeu, por cudi eshte te te mund ekipi ne fjale me ndihmen e arbitrave.

Lind pyetja: Kush e dergoj kete kamikaz ne Kamez? Ishte pulti i telekomandimit ishte ne Korce, ne Tropikal apo nga ndonje qytet tjeter?

Na vjen keq qe arbitri te behet protagonist ne nje gare te bukur sportiv ku te gjithe po defreheshin duke pare nje futboll te bukur nga te dyja kampet.

Na ka mundur edhe Luftetari ne shtepi, por askush ska reaguar, madje u kemi dhene doren kundershtarit duke e uruar per fitoren, sepse arbitri nuk ishte protagoniste.

Kerkojme nga FSHF te hetoj kete arbitrim tendencioz, i cili na demtoi me vendimet e tij, si ne rastine faullit te Radasit ne formimin e aksionit te golit te pare per ekipin korcar.

Ne e kuptojme se dikujt nuk i pelqen renditja e skuadres se Kamzes, dikush verbohet nga kjo ecuri, por jane pike qe i kemi grumbulluar me gjak e djerse dhe askush s’mund dhe s’duhet te tallet me ne…

Por gjithsesi, ndaj cdo padrejtesie ka Zot larte ne qiell qe merr hak dhe UEFA e FIFA qe vonojne, por nuk te falin ne ndeshkimet e tyre.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City