Kamza thyen Partizanin, Iuliano
rrezikon shkarkimin, fiton Luftëtari

Kamza thyen Partizanin, Iuliano<br />rrezikon shkarkimin, fiton Luftëtari<br>
Kamza shokon Partizanin e mposht 1-0 dhe zhyt në krizë “demat e kuq”. Skuadra e Ndreut finalizoi me gol një kundërsulm vrasës në minutën e 83-të me Ymerin.

Ymeri shënoi nga pranë portës duke i dhënë Kamzës fitoren e dytë radhazi dhe e ngjit skuadrën në kuotën e 15 pikëve në vend të katërt 4 pikë më shumë se Partizani që është në krizë të plotë. Skuadra e Julianos pëson humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën në fazën e parë. Trajneri Italian rrezikon seriozisht shkarkimin.

Pas 6 javëve rikthehet tek fitorja Luftëtari. Gjirokastritët mposhtën lehtësisht Lushnjen 2-0 duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve.Golat janë shënuar nga një për çdo pjesë nga Eduart Rroca dhe Donald Rapo. Hysen Dedja debuton me humbje tek Lushnja ndërsa Hasan Lika merr fitoren e parë në pankinën gjirokastrite.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)