'Kanabis çokollatë dhe kokainë në shtëpi'/ Shpallet në kërkim pronari i makinës që u kap me drogë në Kakavijë

'Kanabis çokollatë dhe kokainë në shtëpi'/ Shpallet në kërkim pronari i makinës që u kap me drogë në Kakavijë

Droga e kapur dje në Kakavijë

GJIROKASTËR- Pas kapjes së 4 kg drogë ditën e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës, policia ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e pronarit të makinës me iniciale D.Y., nga fshati Kreshpan i Fierit.

Gjatë kontrolleve në banesën e 46-vjeçarit të shpallur në kërkim janë gjetur dhe sekuestruar 2.3 kg lëndë narkotike në formën e çokollatës, 8 kg kanabis sativa, 10 gramë kokainë dhe një peshore elektronike.

Ditën e djeshme, në Kakavijë u kap një sasi prej 4 kg kokainë e fshehur brenda një makine Benz, që drejtohej nga një 46-vjeçar, i identifikuar si Selim Lazaj.

Njoftimi i policisë:

Fier

Shpallet në kërkim pronari i automjetit ku u gjet 3 Kg e 545 gram Kokainë nga Policia Kufitare Kakavijë.

Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e tij 2.3 Kg lëndë narkotike në formën e çokollatës, 8 kg Cannabis Sativa dhe 10 gramë Kokainë.

Në lidhje me operacionin e ditës së djeshme ku Policia Kufitare Kakavijë goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të përbashkëta me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ushtruan kontroll në banesën e pronarit të automjetit në të cilën u gjet lënda narkotike e dyshuar Kokainë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e shtetasit D.Y., 46 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.

•10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.

Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.Y., si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope" parashikuar nga Nenet 283 dhe 284/c të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë