TIRANË- Në vijmë të punës për “goditjen” e paligjshmërisë në vend, polica e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona.

Policia e Tiranës gjatë një kontrolli fizik të ushtruar nga 20-vjeçarit ka gjetur dhe ka sekuestruar një sasi të lëndës narkotike kanabis dhe si pasojë është arrestuar.

Në pranga është vënë edhe F.Q 35 vjeç pasi, gjatë kontrollit të ushtruar fizik ndaj tij, policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e povë materiale një sasi të lëndës narkotike, kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për I. B., 38 vjeç, në kërkim banues në Durrës ( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr. 3) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Vjedhja“, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“, “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt“ dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Nga policia rrugorë janë arrestuar D.B dhe Sh.T të cilët janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Më datë 10.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin H. T., 52 vjeç,  banues në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, pasi dyshohet se gjatë kohës së djegies së mbetjeve nga krasitja e ullinjëve, i ka dal zjarri jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe të mëdha me ferra, shkurre dhe disa rrënjë me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.