Kanabis në kufi me Maqedoninë
një në pranga një në kërkim

Kanabis në kufi me Maqedoninë<br />një në pranga një në kërkim<br>
Ditën e sotme një person ka rënë në pranga të policisë për “kundërshtim të policisë dhe trafik të lëndëve narkotike”.

Në pranga ka rënë Genti Muceku, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim 22-vjeçari maqedonas D. U.

Dy të rinjtë  janë paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me mjetin tip “Ford” me targa AA 296 IK, me drejtues shtetasin Genti  Muceku.

Pas dyshimeve të policisë, i është urdhëruar Mucekut të kalojë në vijën e dytë për kontrroll, por dy të rinjtë nuk i kanë ndaluar thirrjes së policisë dhe janë larguar në drejtim të aksit Qafë Thanë-Prrenjas.

Pas ndjekjes nga Policia mjeti i tyre u gjet i braktisur, dhe pas kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 6 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë 6.3 Kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë.

A.D/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut