Teksa kontrollet për “goditjen” e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve vazhdojnë, polica ka goditur një tjetër rast në Skrapar.
Gjatë një kontrolli në rutinë në automjetin tip “Benz” në fshatin Ujanik-Gjerbës, policia ka arrestuar 23-vjeçarin Xh.H, pasi iu gjet një sasi e lëndës narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, policia ka proceduar penalisht 50-vjeçarin G. S., banues në Kuçovë, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij në fshatin Kozare, Kuçovë u gjetën inerte (rërë), të cilën e ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme në lumin Seman.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.