Policia e Shtetit ka nisur kontrollin nga ajri për të parandaluar kultivimin e kanabisit.
 
Një helikopter i Policisë ka vëzhguar ditën e sotme zonat mbi Ishëm, pranë Fushë-Krujës, por edhe zona periferike të Tiranës.
 
Burime nga Policia bëjnë me dije se qëllimi është identifikimi dhe zbulimi i parcelave të kultivuara me kanabis. Policia bën fotografimin e çdo toke dhe më pas vijohet me kontrollin në terren. Këtë vit ka nisur më herët kontrollet për kanabisin nga ajri edhe për faktin e strategjisë që ka miratuar nga qeveria.
 
Ditën e sotme përveç kontrolleve nga ajri, po kryhen vëzhgime edhe në magazine të vjetra apo në tunele.
 
Aksioni është ndërmarrë jo vetëm për të parandaluar mbjelljen e kanabisit, por edhe për të gjetur sasi droge që mund të jenë kultivuar vitet e kaluara.