KANADA - Një 12-vjeçar kanadez është shpallur fajtor për tre akuza pasi hakoi adresat e internetit të qeverisë nën emrin e grupit Anonymous.
Grupi Anonymous është më i njohuri në botë për të hakuar faqet e internetit.
Djali në klasë të pestë, banues në Montreal, bëri kërdinë gjatë protestave të studentëve në Quebec në vitin 2012. Disa adresa interneti qëndruan të mbyllura për dy ditë.
Ai pranoi akuzat në lidhje me hakimin e adresave të policisë së Montrealit, Insitutin e Shëndetit Publik në Quebec dhe qeverisë Kiliane.
Dëmi i shkaktuar në gjatë 2 ditëve që këto adresa nuk punonin është 60 mijë dollarë.
Avokatët e vogëlushit siguruan se sulmet nuk erdhën për arsye politike. Ata shpjeguan se ai i këmbente informacionet e marra, për lojra kompjuterike.
Sipas policisë së Montrealit, djali gjithashtu mësoi të tjerë se si të hakonin.
Por ky nuk është një rast dhe aq i rralle pasi në vitin 2000, një 15 vjeçar gjithashtu nga Montreali, u shpall fajtor për 56 akuza hakimi dhe sulmi kibernetik. Michael Calce, i njohur me pseudonimin "Mafiaboy", shkaktoi një dëm prej 1.7 milionë dollarësh.
Ai u dënua me 8 muaj burg dhe u dërgua në një qendër rehabilitimi për të rinjtë. Pasi u lirua, adoleshenti shkroi një libër dhe mori shumë oferta pune si IT.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com