Kanada - Qindra burra në Kanada janë veshur me taka të larta në kuadër të sensibilizmit të dhunës kundër gruas. Ky është viti i pestë i këtij eventi vjetor të bamirësisë që quhet 'Ecni një milje me këpucët e saj'.
Spektatorët pjesëmarrës në këtë event fotografuan burrat e veshur me taka, të cilët dukeshin qartë që me vështirësi po "qëndronin" në këmbë.
Sipas pjesëmarrësve, ata merrnin pjesë në këtë event sepse nuk mund të imagjinojnë gratë duke përjetuar abuzim fizik. Ky organizim që filloi në vitin 2009 në Toronto të Kanadasë ka grumbulluar 400 mijë dollarë.
Todd Minerson që ndihmoi në organizimin e kësaj ngjarje, thotë se qëllimi i këtij viti është të gjejnë programe për të ndihmuar burrat dhe djemtë që të kuptojnë çështjen e dhunës kundër grave.

Foto të tjera
Ai gjithashtu tha se i kërkojnë burrave që të veshin këpucët e grave "sepse kjo është një mënyrë interesante për të përjetuar eksperiencat e ndryshme të grave".
Kurse sipas themeluesit të kësaj lëvizje, Frank Baird, megjithëse kjo është një lëvizje në mbështetje të grave, pasojat nuk përfshijnë vetëm atë gjini.
"Dhuna ndaj grave nuk prek vetëm gratë, por edhe burrat. Ata janë të zemëruar kur mësojnë se femra që ata duan është përdhunuar ose dhunuar", thotë Frank.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Spektatorët pjesëmarrës në këtë event fotografuan burrat e veshur me taka, të cilët dukeshin qartë që me vështirësi po "qëndronin" në këmbë.
Sipas pjesëmarrësve, ata merrnin pjesë në këtë event sepse nuk mund të imagjinojnë gratë duke përjetuar abuzim fizik. Ky organizim që filloi në vitin 2009 në Toronto të Kanadasë ka grumbulluar 400 mijë dollarë.
Todd Minerson që ndihmoi në organizimin e kësaj ngjarje, thotë se qëllimi i këtij viti është të gjejnë programe për të ndihmuar burrat dhe djemtë që të kuptojnë çështjen e dhunës kundër grave.

Foto të tjeraAi gjithashtu tha se i kërkojnë burrave që të veshin këpucët e grave "sepse kjo është një mënyrë interesante për të përjetuar eksperiencat e ndryshme të grave".