KANADA – Një avion i “Turkish Airlines” bën ulje të detyruar në Kanada, pas një kërcënimi për bombë


OTAVA, /ATSH-AFP/ - Një avion i Turkish Airlines i cili udhëtonte nga Nju Jorku drejt Stambollit ka kryer ulje të detyruar në lindje të Kanadasë për shkak të një kërcënimi me bombë, bëri të ditur sot policia kanadeze.
Policia kanadeze (RCMP) njoftoi se avioni i kësaj linje kishte në bord 256 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit ka devijuar itinerarin e udhëtimit duke u ulur në mënyrë të sigurtë në Halifax, kryeqyteti i Nova Scotias.
"RCMP po përpiqet të përcaktojë origjinën e këtij kërcënimi dhe të identifikojë personin ose personat përgjegjës", tha ajo në faqen e saj në Twitter.
Policia deklaroi se nuk kishte ende të dhëna paraprake rreth njoftimit për bombë.
"Kjo është pjesë e dosjes së hetimit", pohoi RCMP
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai