Kanadaja hap dyert për 300 mijë 
emigrantë, ja si mund të aplikoni

Kanadaja hap dyert për 300 mijë <br />emigrantë, ja si mund të aplikoni
Rreth 300,000 emigrantë do të mund të hyjnë në Kanada gjatë vitit 2017. Është kjo deklarata që kanë dhënë autoritetet kanadezë këtë të hënë.

Në fakt Kanadaja konsiderohet si një nga vendet me mirëqënien më të lartë dhe pse jo një nga synimet kryesore edhe për shumë shqiptarë.

Qeveria kanadeze është shprehur se tashmë është krijuar një bazë për të pranuar rreth 300 000 emigrantë e pjesa më e madhe do të përcaktohen si emigrantë ekonomikë.

Ishte pikërisht ministri i emigracionit John McCallum i cili prezantoi para gazetarëve projektin e ri, shkruan 'The Guardian'.

"Unë besoj se ardhja e emigrantëve në Kanada do të jetë një politikë e mirë për arsye demografike," u shpreh McCallum.

Ashtu si shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka një popullsi në plakje, e cila përbën një sfidë për rritjen ekonomike.

Sipas planit të vitit të ardhshëm, numri i emigrantëve të pranuara në kategorinë emigrantë ekonomike do të rritet në 172,500 nga 160,600 që ishte këtë vit, bën me dije zyrtarët të cituar nga mediat ndërkombëtare. Kujtojmë se Kanadaja ka një popullsi prej rreth 35 milionë.

Për të emigruar në Kanada mund të aplikoni në këtë adresë kliko këtu.

(d.b/E.M/dy.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin