Qeveria kandeze paralajmëron se nga janari i vitit 2015 do të fillojë me ndarjen e vizave "eksprese" që do t'ju mundësojnë punëdhënësve sa më shpejt të plotësojnë vendet e punës me punëtorë të kualifikuar.
Bëhet fjalë për ndryshim të sistemit të emigrimit, në të cilin kanadezët janë duke punuar prej 18 muajsh.
Viza e re e quajtur "Express Entry" do të zëvendësojë atë që deri tani quhej "Expression of Interest" dhe paraqet mënyrë më të re që Kanadaja të selektojë emigrantët në bazë të aftësive dhe njohurive të tyre që i nevojiten Kanadasë, në bazë të interesave që i identifikon qeveria dhe punëdhënësit.
Viza "Express Entry" do të ofrojë mundësi edhe për qëndrim afatgjatë në Kanada, kanë njoftuar mediat kanadeze.












