Sirianët po përdorin të gjitha mënyrat për tu larguar nga vendi i tyre i përfshirë në luftë për një jetë më të mirë drejt perendimit.

Ndryshe nga Evropa ku i pret një rrugëtim i vështirë, ku në fillim rrezikojnë jetën ne brigjet turke dhe greke e deri tek refuzimi i vendeve evropiane për t'i pranuar, në Kanada kemi një tablo krejt tjetër.

Vetë kryeministri, Xhastin Trudo doli t’i presë emigrantët e parë që mbërritën në Toronto.

Përveç fjalëve të mirëseardhjes, kryeministri është interesuar sesi shkoi udhëtimi, apo për shëndetin e refugjatëve.

Ndoshta kjo është bërë dhe për show politik por gjithsesi gjesti dhe ajo që i pret në Kanada janë mëse ideale krahasuar me kalavarin që përjetojnë në vendet evropiane.