Nga GJKKO, ku u paraqit për gjyqin e Erion Veliajt, Plarent Ndreca iu përgjigj pretendimeve të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, i cili i akuzoi të dy Veliajn se po gënjenin lidhur me akuzat që kanë hedhur në publik se Veliaj është kërcënuar me rëndim të pozitës penale dhe se i është kërkuar dorëheqja nga drejtimi Bashkisë së Tiranës.
Ndreca tha se nuk ka diskutuar me Veliajn për zhvillimet në Asamblenë e PS, sepse ende nuk janë takuar. Sipas tij, nëse Rama është i shqetësuar, duke të kishte nisur hetimet për ministrin e tij Toni Gogu, për të cilin Veliaj pretendon se e kërcënoi në emër të kryeministrit.
“Jo skam mundur ta kontaktoj. Nuk kam arritur ta takoj që nga e premtja, skemi diskutuar për këtë çështje, janë 10 versione që dalin nga asambleja. Unë skam thënë në asnjë oment se kam qenë prezent. Unë kam trans çfarë klienti ka thënë. Nëse kryeministri është i shqyrtuar, duhet të kishte nisur hetimet për ministrin e tij. Fakti që heshtet dhe nuk hetohet, përgjegjësia nuk bie mbi Veliajn provat kanë institucionet, të bëjnë verimet të hetojnë të nxjerrin të vërtetën. Por jo duke goditur avokatin e Veliajt”, tha Ndreca.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në themel për Veliajn, kryebashkiaku kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Doja të isha në sallë, por kam probleme shëndetësore me këmbën! Trupi gjykues refuzon (VIDEO)









