Kanabis, vjedhje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, kapen në flagrancë 7 persona në Tiranë

Kanabis, vjedhje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, kapen në flagrancë 7 persona në Tiranë

Foto ilustruese

Shtatë persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë për vepra të ndryshme penale si vjedhje, drogë e shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike është kapur në flagrancë një 29 vjeçar me inicialet J.SH, pasi i është nënshtruar një kontrolli rutinë nga policia në rrugën  “Kujtim Laro”, me një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike canabis.

Në flagrancë është arrestuar edhe i riu E.D, 19 vjeç pasi posedonte një sasi të lëndës narkotike, cannabis, pas kontrollit fizik të ushtruar nga policia.

A.G, 18 vjeç dhe A.L 24 vjeç, janë kapur në flagrancë nga policia e komisariatit Nr.1  pasi ishin duke vjedhur një qendër tregtare.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve, P. N., 56 vjeç, E. A., 25 vjeç dhe D. M., 55 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda