Kancelari austriak, Sebastian Kurz: Nuk mund ta lemë vetëm Italinë për çështjen e migracionit

Kancelari austriak, Sebastian Kurz: Nuk mund ta lemë vetëm Italinë për çështjen e migracionit

 Sebastian Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka deklaruar për gazetën gjermane ”Der Spiegel”, se nuk mund të lemë vetëm një anëtar të BE-së nën presionin e çështjes migratore.

Gatë viteve të fundit ky presion ka qenë mbi Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë, ndërkohë që tani është zhvendosur diku tjetër.    

          Sebastian Kurz

Mirëpo në lidhje me rishpërndarjen e migrantëve që zbarkojnë në tokën europiane, kancelari konfirmon se ka një tjetër përparësi kundrejt kësaj ngjarje.

Egjipti është gati të marrë migrantët që nisen prej andej. Duhet të bëjmë të njëjtën gjë me Libinë, Marokun apo Tunizinë, së bashku me një bashkëpunim më të madhe me rojat bregdetare.  

Sfida më e rëndësishme e presidencës austriake është përgatitja e Brexit. Nëse do të kemi të bëjmë me një dalje të rrëmujshme të Britanisë së Madhe, atëhere do të dëmtohen të dyja palët, edhe ne të unionit. 

Ka njoftuar Sebastian Kurz për gazetën gjermane ”Der Spiegel”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë