Ditën e sotme ka nisur në Vjenë gjyqi për ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, i cili akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme në një komision hetimor parlamentar në qershor të vitit 2020.
Sebastian Kurz më pas u pyet nëse ai kishte promovuar emërimin e bashkëpunëtorit të tij të besuar Thomas Schmidt si kreu i kompanisë së fuqishme shtetërore ÖBAG dhe nëse ai ishte përpjekur të formësonte përbërjen e Bordit Mbikëqyrës të kompanisë.
Ish-kancelari u përgjigj negativisht, por shmangu përdorimin e fjalës “Nein” (jo) dhe preferoi “Na”, që në dialektin vjenez mund të interpretohet edhe si një mënyrë për të mos dhënë një përgjigje.
“Gjithmonë e kam ditur që Thomas Schmidt ka qenë kandidat, por nuk e kam marrë vendimin. Këtë e ka marrë Këshilli Mbikëqyrës”. “A keni qenë i përfshirë paraprakisht?”, është pyetur ai, për të cilën ai është përgjigjur: “Me pak fjalë kam qenë i përfshirë, në kuptimin që kam qenë në dijeni”, thuhet në deklaratën e Kurz.
Procedurat gjyqësore nuk pritet të përfundojnë para fundit të vitit apo edhe në fillim të vitit 2024, pasi numri i dëshmitarëve është i lartë, raporton profil.at.
Ish-kancelari 36-vjeçar dyshohet edhe për një rast të dytë, për përvetësim të fondeve publike, të cilat i përdori për të financuar sondazhe të rreme dhe artikuj për të në tabloidet kryesore austriake.
Ky hetim është në proçes e sipër. Sebastian Kurz dha dorëheqjen si kancelar në tetor 2021 nën peshën e skandaleve dhe fillimisht u zhvendos në SHBA për të punuar për një kompani në pronësi të miliarderit gjerman Peter Thiel.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-kancelari i Austrisë akuzohet për dëshmi të rreme në komision parlamentar
18 Gusht 2023, 16:14
-
Pas skandalit u largua nga politika, zbulohet puna e re që do të bëjë ish-kancelari austriak Sebastian Kurz
26 Dhjetor 2021, 20:03
-
Pas skandalit për korrupsion, tërhiqet nga politika ish-kancelari austriak Kurz
2 Dhjetor 2021, 14:02
-
Austri/ Ish- kancelarit Sebastian Kurz i hiqet imuniteti për hetimin e korrupsionit
19 Nëntor 2021, 00:19
-
Largimi i kancelarit austriak Sebastian Kurz, një goditje e dytë për Gjermaninë
15 Tetor 2021, 06:19
-
Deutsche Welle: Magjistari i demaskuar i politikës, Sebastian Kurz
13 Tetor 2021, 13:56
-
VIDEO/ Panik në parlament, deputetes austriake i bie të fikët gjatë fjalimit
12 Tetor 2021, 22:14
-
Kurz dha dorëheqjen, ish-ministri i tij i Jashtëm merr zyrtarisht detyrën si kancelar i Austrisë
11 Tetor 2021, 17:07
-
Në hetim për korrupsion, Sebastian Kurz jep dorëheqjen si kancelar i Austrisë, por jo nga drejtimi i partisë: Në vendin tim propozoj ministrin e Jashtëm
9 Tetor 2021, 20:22
-
Në hetim për korrupsion, opozita austriake kërkon rrëzimin e kancelarit Sebastian Kurz, gati mocioni i mosbesimit
7 Tetor 2021, 17:18
-
Kancelari austriak, Sebastian Kurz nën hetim, dyshohet për korrupsion
6 Tetor 2021, 21:03
-
Vjosa Osmani takim me kancelarin Kurz: Austria mbështet liberalizimin e vizave të Kosovës
23 Qershor 2021, 20:12