Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur sërish për Ballkanin Perëndimor gjatë një konference për shtyp që e pati së bashku me Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, në Berlin.
“Një çështje që është shumë e rëndësishme për mua është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kancelari gjerman. Ai shtoi se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me shtetet e Ballkanit “është çështje që më shqetëson personalisht”, u shpreh Scholz.
Scholz u shpreh gjithashtu se pranimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Union është interes i përbashkët, që forcon dhe stabilizon Ballkanin.