Kancelari gjerman Scholz nis vizitën e parë në Ballkan, takohet me Kurtin: Të shkojë përpara dialogu me Serbinë! Kryeministri i Kosovës: Duam Ballkan Europian pa orientime

Kancelari gjerman Olaf Scholz nga Prishtina ku nisi edhe turin e tij ballkanik, në  konferencë me kryeministrin Albin Kurti, tha për nismën e ‘Ballkani i hapur’ se e rëndësishme është që t’i jepet prioritet tregut të përbashkët rajonal. Ndërsa Kurti, që është kundër ‘Ballkanit të hapur’ tha se duam një Kosovë Europiane e një Ballkan Europian pa orientime e formulime te tjera.

Kancelari scholz  tha se marrëveshja mes Prishtinës e Beogradit duhet të zgjidhë njohjen e Kosovës, duke e konsideruar të paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën, të anëtarësohen në BE. Ndërsa Kurti ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces duke konfirmuar se deri  fund të vitit do të bëhet aplikimi për statusin e kandidatit për BE.

Gjatë konferencës Scholz tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin vizave dhe se shkon drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian me zgjidhjen e dialogut me Serbinë.

Kancelari gjerman ka nisur nga Kosova sot turin e tij 2 ditor në Ballkan ku si çështje kryesore është integrimi i vendeve në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
Ballkani i Hapur, Scholz: Prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal

1654855086_scholz.jpg

Kancelari gjerman Olaf Scholz mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pas takimit që zhvilluan të dy.

I pyetur në lidhje me nismën ‘Ballkani i Hapur’ Scholz u shpreh se duhet ti japim prioritet të madh tregut të përbashkët rajonal i cili duhet të përparojë në çështje të cilat duhet të çohen përpara.

“Sa i takon Open Balkan duhet ta them qartë se për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal që duhet të përparoje dhe çështje që janë brenda tij mund të realizohen dhe çohen përpara. Mendoj që është e rëndësishme që të arrihen përparimet që janë të arritshme. Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë rregullat e lëvizjes. Prandaj kushdo që do ti bashkohet BE duhet ti ndjekë ato”, tha Scholz

Ora 12:04
Scholz në Prishtinë: Marrëveshja me Serbinë duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës

1654855086_scholz.jpg

Gjatë konferencës  së përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti, Kancelarit Scholz u shpreh se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës.

Ora 12:00
Kurti: Në fund të vitit do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE, kemi mbështetjen e Gjermanisë

1654855063_kurti.jpg

Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët me Kancelarin gjerman Olaf Scholz ka njoftuar se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.

Ai tha se ka marrë mbështetjen e plotë nga Gjermania për anëtarësim në Këshill të Europës.

“Kërkesa jonë  për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Europës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti”, tha Kurti.

Kurti e ka quajtur vizitë historike ardhjen e Scholz në Kosovë dhe tha se kjo po vjen në një moment vendimtar për rajonin.

Kurti, duke thënë se Gjermania dhe Kosova qëndrojnë të bashkuara nga të njëjtat synime dhe ideale për Europë të lirë që jeton në paqe, përmendi edhe kohën e luftës në Kosovë.

Ora 10:26
Scholz mbërrin në Prishtinë, pritet në aeroport nga Kurti

Kancelari Olaf Scholz ka mbërritur në Prishtinë ku është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jorn Rhode.

Avioni me të cilin ka udhëtuar shefi i qeverisë gjermane ka mbërritur në Prishtinë rreth orës 9:45 minuta.

Scholz do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti në ora 10:45 në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

E.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta ortopedi Krios Beqaraj

E trishtë/ Ndahet nga jeta ortopedi Krios Beqaraj