Kancelari gjerman Friedrich Merz e cilësoi sulmin gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin si “të neveritshëm” dhe “një sulm ndaj shoqërisë sonë”. Ai tha se qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota ishin mbledhur në mënyrë paqësore për të promovuar mirësinë, tolerancën, lirinë dhe hapjen, duke theksuar se Gjermania do të vazhdojë t’i mbrojë këto vlera. Merz u shpreh se krimi do të hetohet plotësisht dhe autorët do të përballen me drejtësinë në masën më të plotë që parashikon ligji. Ai shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës, u uroi shërim të shpejtë të plagosurve dhe falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.

“Qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota festuan në mënyrë paqësore në Christopher Street Day. Ata donin të tregonin se duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ne jemi një shoqëri e hapur dhe e vlerësojmë lirinë, dhe do të vazhdojmë t’i mbrojmë këto vlera. Ky krim do të hetohet deri në fund dhe autorët do të përballen me drejtësinë në masën më të plotë që parashikon ligji. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Të plagosurve u uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë, ndërsa falënderoj të gjitha shërbimet e emergjencës.”tha Merz të dielën


Lajmi kryesor:

Furgoni përplas turmën në Paradën e Krenarisë në Berlin, 1 e vdekur, 29 të plagosur! Në kërkim autori, kapet bashkëpunëtori! Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë (VIDEO)