Kancelarja Merkel dhe xhaketa
e saj jeshile që nxehu grekët

GREQI - Një detaj në dukje i vogël, por që nuk u shpëtoi syrit të gazetarëve grek, ishte pikërisht xhaketa e Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila duket të jetë kthyer "besëtytni."

Bëhet fjalë për xhaketën jeshile të Merkel, me të cilën mbërriti në Athinë gjatë ditës së sotme.

Sigurisht që nuk mund të themi se ka ndonjë gjë që nuk shkon me ngjyrën, por kjo xhaketë si për koiçidencë është e njëjta që Merkel mbante veshur mbrëmjen e 22 qershorit, në stadiumin e Danzica Poloni, kur u zhvillua ndeshja Gjermani - Greqi, në çerek finalen Euro 2012.

angela merkel skuadra gjermane

Xhaketa jeshile e kancelares gjermane u evidentua nga mediat Greke, madje me një farë ligësie.
Sigurisht të gjithë e mbajmë mend se ndeshja në fjalë përfundoi me rezultatin 4 me 2 për Gjermaninë.

Ndaj, fakti që Merkel ka veshur pikërisht të njëjtën xhaketë, në vizitën e parë zyrtare që prej fillimit të krizës në Greqi, është interpretuar si provokim.

Kjo xhaketë, rezulton të ketë qenë e përshtatshme në disa raste për kancelaren, si përshembull; në Vilën Madame, në takimin e mbajtur me Mario Montin në kuadër të samitit të përbashkët midis Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës.

angela merkel xhaketa jeshile

E njëjta xhaketë është veshur nga Merkel në mbrëmjen ndërkombëtarë të nisjes së futbollistëve gjerman për Evropianin; në SHBA për G8-ën, në Shtëpinë e Bardhë me Barack Obamën, apo dhe në Pekin me presidentin Hu Jintao.

Nuk është e qartë në fakt se cila mund të jetë arsyeja, gjithmonë nëse ka një të tillë, të kësaj zgjedhje. Mesa duket në politikën e saj rigoroze Angela Merkel jep shembullin e mirë duke mnajtur gjithmonë të njëjtin look...Edhe të njëjtën xhaketë.

(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve