Kanceri i gjirit, ambasadori i BE: Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën! (VIDEO)

 “Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën” - Kështu është shprehur Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca me mesazhin e tij, duke ju bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për luftën kundër kancerit të gjirit.

“Lufta kundër kancerit të gjirit mund të fitohet. Zbulimi i hershëm, teknologjitë e reja dhe trajtime më të mira janë në dispozicion të grave për t'i mbështetur në këtë luftë”, është shprehur Soreca

Ambasadori tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të rrisë ndërgjegjësimin që askush të mos e kalojë sërish këtë sëmundje të tmerrshme. Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka filluar një fushatë sensibilizimi për të gjitha gratë dhe vajzat për të kryer kontrollin periodik të gjirit.

Sipas ministrisë 19% më shumë gra kanë kryer kontrollin e gjirit në 9 mujorin e 2019, krahasuar me 9 mujorin e 2018. 5531 gra kanë përfituar kontrollin e gjirit nga mamografët e lëvizshëm në periudhën prill 2018 – shtator 2019.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)