Ekspertë të fushës së onkologjisë, me një dedikim të veçantë ndaj kancerit të gjirit janë mbledhur në një konferencë për të diskutuar rreth përqasjeve të reja në diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje.

"Kanceri i Gjirit dhe Kanceri i qafës së mitrës : përqasje të reja në diagnozë e trajtim", ishte tematika e konferencës organizuar nga Shoqata Mediko-Onkologjike Shqiptare.

Diskutimet dhe punimet nënvizuan edhe njëherë mesazhin optimist të uljes së vdekshmërisë nga kanceri i gjirit me rreth 40% në rang botëror nga vitet '80.

Sipas kësaj konference Kanceri është jo vetëm një problem mjekësor por edhe social e ekonomik që kërkon vëmendjen e angazhimin e politikbërjes e vendimmarrjes në mbështete të kësaj beteje.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com