Shtohen rastet e të prekurave nga kanceri i gjirit në qarkun e Lezhës. Janë 22 femra të prekura nga kanceri i gjirit për vitin 2017, por ka edhe nga ato të cilat janë ekzaminuar dhe akoma nuk kanë marrë përgjigjet në lidhje me këtë sëmundje.

Këto shifra janë bërë të ditura nga mjekja onkologe Bardha Gjoni

Në vitin 2017 janë regjistruar 22 raste të reja me kancer gjiri në Lezhë. Deri më tani janë bërë edhe rreth 600 mamografi nëpërmjet mamografisë së lëvizshme, por rezultatet e tyre nuk kanë ardhur ende.", tha Bardha Gjoni Onkologe

Deri tani spitali rajonal i Lezhës nuk ka një mamograf, por pritet që së shpejti të instalohet një i tillë në këtë qytet. Gratë dhe vajzat janë detyruar t’i drejtohen Spitalit të Shkodrës ose të Tiranës për të kryer ekzaminimin e gjirit, ndërsa tashmë brenda pak ditësh mamografia pritet të mbërrijë dhe të instalohet në qytet. 

 "Këtë vit brenda muajit tetor është menduar që mamografia të vendoset brenda Spitalit Rajonal të Lezhës”, tha Bardha Gjoni Onkologe

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.