Aktori i njohur i serialeve televizive amerikane, James Rebhorn ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. 

Sipas agjentes së tij Dianne Busch, Rebhorn ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes së kancerit të lëkurës.

Rebhorn njihet për rolet e tij të shumtë në seriale të ndryshëm si "Search for tomorrow", serial me të cilin nisi karrierën, “Homeland”, “Enlightened”, “White Collar”, “Law & Order”, “Big Lake”, etj.

Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe produksioneve kinematografike si  “Independence Day”, “Aromë gruaje”. James Rebhorn ndërroi jetë në shtëpinë e tij në New Jersey.

james rebhorn

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)